Interreg MED Green Growth Community

Konferenca e 3-të transnacionale e Interreg MED Green Growth Community u zhvillua për herë të parë në Ballkan.
Shoqata është anëtare e rrjetit të Green Growth Community dhe ndoqi punimet e konferences që u zhvillua në Durrës në datat 15-16 Nëntor.

Komuniteti i “MED Green Growth”, ka për qëllim të analizojë rolin e hartuesve të politikave lidhur me zgjerimin e konceptit të inovacionit “Green Growth”. Në takim morën pjesë autoritete dhe kompani të ndryshme nga e gjithë Europa. Komuniteti i MED Green Growth bazohet në energji efiçente, agrikulturë të gjelbër, eko-inovacion, krijimin dhe prodhimin e zonave të gjelbërta, riciklimin dhe menaxhimin e mbetjeve dhe qytete “smart”.

sq
en_GB sq