Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Gjatë periudhës tre mujore (qershor -gusht), Shoqata Udhëtim i Lirë- Liberi di viaggiare” në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë ka vijuar realizimin e projektit “Youth Growth in EU Prespective” financuar nga programi Europe for citizens i Bashkimit Evropian.

Ky projekt ka si qëllimi ndërveprimin me të rinjtë në aspektin e formimit të tyre profesional sipas shembujve dhe modeleve europiane dhe fokusi i takimeve të shpeshta të realizuara gjatë kësaj periudhe ka qenë promovimi i këtij projekti dhe përgatitja për fazat e mëtejshme.

Gjithashtu, është realizuar dhe trajnimi 3 ditor me të rinjtë e bashkisë Tropojë, në lidhje me mundësitë për punësimin e tyre në sektorin publik dhe privat si dhe mundësitë e punësimit që ofron bashkia Tropojë bazuar në burimet që ka, duke e përshtatur dhe me eksperiencat evropiane dhe veçanërisht me eksperiencat e Bashkisë së Vagliefolia të Republikës së Italisë, partnere në këtë projekt.

Gjatë periudhës në vazhdim do të vijojnë aktivitete të tjera të planifikuara në lidhje me projektin “Youth Grow in EU perspective”

sq