Dita e Solidaritetit dhe e Aktivizimit Social

Përshkrimi

Për herë të parë në Shqipëri organizohet Dita e Solidaritetit dhe e Aktivizimit Social, në datat 29, 30, 31 Tetor 2020. Nisma “Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social” e ndërmarrë nga Rrjeti Barazi në Vendimmarrje dhe Rrjeti ASAN, me mbështetjen e organizatave “Schuler Helfen Leben” në Gjermani dhe “Solidarity Action Day Movement-SAME”, u zhvillua në ambientet e Qendrës Rinore Multifunksionale “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare”.

Gjatë “Ditës së Solidaritetit dhe Aktivizmit Social”, të rinjtë do të punojnë NJË DITË në një nga datat 29, 30, 31 Tetor 2020.

Pagesa për ditën e punës që kompania do të japë si një kontribut simbolik do të shkojë për një nismë rinore, e cila do të hartohet, votohet dhe implementohet nga të rinjtë. Me kontributet e grumbulluara në Ditën e Solidaritetit do të mbështeten nisma rinore që synojnë fuqizimin dhe aktivizmin e të rinjve, edukimin, të drejtat e barabarta dhe qytetarinë.Nismat rinore do të përzgjidhen me votë nga të rinjtë që marrin pjesë në Ditën e Solidaritetit.

Nëse jeni Punëdhënës/e që dëshironi të mbështesni të rinjtë dhe të promovoni solidaritetin, klikoni në këtë Link

sq
en_GB sq