Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Me rastin e 5 qershorit – Ditës Botërore të Mjedisit, shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare”, në kuadër të projektit “Strategjia Mjedisore e Bashkisë Kavajë”, zhvilloi aktivitetin “Dhuro Një Lule”. Të rinjtë e shkollave të mesme të qytetit të Kavajës dhuruan lule të ndryshme për ndërgjegjësimin e komunitetit ku jetojnë në lidhje me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Projekti është i mbështetur nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD II) dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

sq