Composting on farm – For Mitigation of Climate Changes

Përshkrimi i takimit

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” ka vijuar me aktivitetet e planifikuar në kuadër të projektit “Composting on farm – for Mitigation of Climate Changes” pavarësisht situatës së vështirë dhe të pazakontë të krijuar nga virusi COVID-19. Projekti financohet nga Ambasada Bullgare në kuadër të programit “Ndihma zyrtare për zhvillim”. Qëllimi i tij është të kontibuojë për një menaxhim më të mirë të mbetjeve nëpërmjet kompostimit të mbetjeve organ- ike në ferma për zbutjen e ndryshimeve klimaterike dhe pajtueshmëria ekonomike në ekonomi- në qarkulluese në Qarku e Durrësit.

Deri më tani janë realizuar me sukses të gjitha aktivitetet e planifikuara, duke filluar me nënshkrimin e pesë marrëveshjeve të bashkëpunimit me fermerët e përfshirë në projekt, të cilët i përkasin Njësisë Administrative Sukth. Pas nënshkrimit ata filluan punën për ngritjen e kavaletave të kompostimit në mënyrë që të fitonim kohë për përftimin e kompostit të parë. Nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me shkollat “Eneida”, “Ibrahim Kodra”, “Migjeni” dhe “Mihal Ekonomi” ishte gjithashtu një hap i rëndësishëm. Ai u pasua nga vendosja e koshave të diferencuara në shkollat e lartë përmendura. Koshat kanë këto ndarje: mbetje organike, letër, metal dhe plastikë. Takimet informuese do të ishin vijimi i vendosjes së koshave, por prej situatës së krijuar nga pandemia globale, COVID-19, nxënësit nuk patën mundësi që t’i zhvillonin. Ndaj në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave u vendos që takimet të mbaheshin online në mënyrë që shpërndarja e informacionit të nevojshëm të vijonte.

Aktiviteti i radhës ishte një takim prezantues i projektit “Composting on farm – for Mitigation of Climate Changes”. Ai u mbajt online dhe pjesëmarrës ishin: Atashe pranë Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shqipëri znj. Maria Peeva, Prof. Dok. Shpend Shahini, ekspert, znj. Miranda Mansaku, koordinatore e projektit, mësues e nxënës të shkollave të parashikuara në projekt si dhe vullnetarë të shoqatës të interesuar për procesin e kompostimit.

Pjesëmarrësve fillimisht iu bë një prezantim i punës të bërë në këto muaj (të përshkruar mësipër) dhe vijushmërisë së aktiviteteve pasues. Një video ilustruese e fazave të procesit të komopstimit u paraqit gjithashtu në këto minuta. Ajo u pasua nga pyetje e diskutime që i drejtoheshin ekspertit dhe koordinatores së projektit.

E veçanta e këtij takimi online ishte se përveç prezantimit të projektit ai theu edhe barrierat e krijuara në këtë situatë pandemie. Ishte deri diku i pazakontë për një pjesë të vullnetarëve dhe stafit të shoqatës të cilët janë mësuar që diskutimet dhe ide t’i ndajnë bashkarisht në Qendrën Rinore Multifunksionale “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare”, por kjo kaloj që në fillim të bisedës.

Takimi i sotëm do të pasohet edhe nga disa takimet online që Eksperti Prof. Dok. Shpend Shahini do të zhvillojë në javët në vijim. Takimet do të zhvillohen në grupe të përcaktuara sipas shkollave.

Takimi u mbyll me dëshirën dhe urimin që të gjithë ta kapërcenim këtë situatë sa më shpejtë. T’i kthehemi aktiviteteve dhe ritmit tonë të përditshëm pa qënë të rrezikuara nga Corona Virus.

sq
en_GB sq