Communities Friendly to Children and Young People

Përshkrimi

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” organizoi sot Workshopin Konsultues me fëmijët dhe të rinjtë. Workshopi u zhvillua në kuadër të projektit “Communities Friendly to Children and Young People” i cili finacohet nga Visegrad Found dhe lead partner Children of Slovakia Foundation. Projekti po implementohet në 6 shtete: Sllovaki, Shqipëri, Republikën Çeke, Hungari, Poloni dhe Ukrainë.

Projekti synon forcimin e pozitës së fëmijëve dhe të rinjve si qytetarë të komuniteteve të tyre lokale, duke mbështetur të drejtat dhe promovimin e pjesëmarrjes së tyre në çështje lokale që prekin jetën e tyre. Në të njëjtën kohë, ai synon të sjellë aktorët lokalë – autoritetet publike, shoqërinë civile dhe vetë fëmijët e të rinjtë në një tryezë për të vendosur bashkëpunimin në mënyrë që të rritet cilësia e jetës së tyre. Në projektin tonë, ne punojmë me komunitetet lokale dhe aktorët për të nxitur ndryshimin e nevojshëm. Shembujt dhe iniciativat e mira ekzistojnë në rajonin tonë dhe ne do të donim t’i ndërtonim ato për të përmirësuar situatën dhe për të rritur cilësinë e jetës së fëmijëve e të rinjve dhe pjesëmarrjen e tyre.

Pjesëmarrësit (fëmijët dhe të rinjtë) në këtë workshop ndanë ekspereincat e tyre lidhur me pjesëmarrjen që fëmijët dhe të rinjtë kanë në çështjet lokale që prekin jetën e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Më pas të ndarë në grupe diskutuan se çfarë duhet të përmirësohet dhe çfarë mungon në komunitetin e tyre. Në fund të gjithë së bashku vendosën në shkallë hierarkike çështjet që duan të adresojnë dhe nxjorrën konkluzionet përkatëse mbi temat e trajtuara.

Lektoret e workshopit znj. Çela dhe znj. Hoxhallari inkurajuan pjesëmarrësit të adresojnë drejtë kërkesat e tyre në nivel lokal. Znj. Çela ndihmojë gjithashtu fëmijët dhe të rinjtë të hartojnë qartë kërkesat e tyre

sq
en_GB sq