Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Udhëtim i Lire – Liberi di Vaggiare në bashkëpunim me: URI-MENA nga Jordania, Association for Developing Voluntary Work Novo Mesto (DRPDNM) nga Sllovenia, Tokat Economic Development and Vocational Training Association (TEKMED) nga Turqia dhe Have a Dream nga Egjipti si dhe me suportin e Anna Lindh Foundation dhe te Bashkimit Evropian ju fton të merrni pjesë në trajnimin e trainereve të organizuar në kuadër të projektit “Invisible ForeWomen”. Temat e përfshira në trajnim janë: Njohuri për biznesin, Transformimi teknologjik vs Fuqizimi Ekonomik i Grave, Zhvillimi i aftësive kryesore për fuqizimin e grave, Aftësitë personale dhe “të buta”, etj.

Trajnimi do të mbahet online dhe fizikisht në Durrës nga 31.05.2021 – 04.06.2021, 09:00 AM- 17:00 PM CET.

Ne do të ofrojmë përkthim në 5 gjuhët e organizatave partnere.
Profili i pjesëmarrësve:

  • të jetë nga Shqipëria, Jordania, Sllovenia, Turqia, Egjipti.
  • të ketë përvojë në ndjekjen e workshop-eve, trajnimeve, seminareve.
  • dëshirën për të mësuar dhe përmirësuar dijet dhe aftësitë e tyre
  • të jetë e disponueshme për të ndjekur trajnimin e plotë.

Për pjesëmarrësit fizikë, organizatorët do të sigurojnë dezinfektues dhe maska dhe të gjitha masat në lidhje me COVID 19 do të respektohen.

Në rast se keni pyetje, ne jemi në dispozicion në info@udhetimiilire.org

sq