Përshkrimi
Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” ne kuader te aktiviteteve te planifikuara si anetare e URI (United Religions Initiative) në Shqipëri zhvilloj përgjatë muajit Prill një sërë aktivitetesh që synonin rritjen e ndërgjegjësimit të rinjve për rolin e figurave fetare gjatë regjimit komunist. Në tre takime ata mësuan më shumë për institucionet fetare në Durrës, Figurat Fetare që kontribuan në zhvillimin e qytetit dhe fatin e tyre gjatë regjimit komunist si dhe për tolerancën fetare në Shqipëri. Pjesëmarrës në këto altivitete ishin 126 të rinj.