Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” ka vijuar me ofrimin e mbështetjes ligjore dhe psikologjike për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Takimi i radhës ishte me juristen e projektit znj. Erisilda Shpata, e cila shpjegoi procedurën e fundit të nxjerrë nga Bashkia e Durrësit lidhur me përfitimin e bonuseve dhe lehtësirave të krijuar për familjet e prekura nga tërmeti.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Youth Guide for Durres”, i cili mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Bashkinë e Durrësit.

Familjet e prekura nga tërmeti gjatë këtij takimi morën infomacion lidhur me zonat e reja për zhvillim, shumën që ata përfitojnë në varësi të dëmtimeve të marra, procedurën që duhet të ndjekin nëse janë nën juridiksionin e një bashkie tjetër (Bashkisë Kavajë). Juristia dha edhe mënyrat e kontaktit me zyrat dhe personat përgjegjës që ndjekin procedurat e familjeve të prekura nga tërmeti. Znj. Shpata ndau edhe një herë me pjesëmarrësit adresën e saj të e-mailit dhe numrin e telefonit për çdo person apo familje që ka nevojë për asistim në procedurat ligjore.

Nëse jeni të interesuar pë të marrë më shumë informacione lidhur me dokumentacionin ligjor dhe administrativ si dhe për këshillime psikologjike mund të na kontaktoni në adresat tona zyrtare.

sq