Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” zhvilloi takimin me shkrimtarin Loer Kume, fitues i çmimit “Kadare” 2019. Gjatë takimit Kume tregoi për bashkëjetesën benda tij të dy profesioneve: shkrimtarit dhe stomatologut. Si ndikon secila prej tyre tek njëra – tjetra dhe si vendoset balanca mes dy profesioneve. Një pjesë të rëndësishme të takimit Kume i kushtoji rëndësisë që ka shkrimi dhe përdorimi efektiv i kohës. I motivoj të rinjtë për të shkruar dhe për të marrë pjesë në konkursin letrar “Libri i Karantinës”, në të cilin është edhe anëtar jurie. Pjesëmarrëse në takim ishte edhe Eglantina Gollaj, project manager per Programin Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD).

Takimi u organizua në kuadër të projektit “Youth Guide for Durres” dhe aktivitetit “Biblioteka Lëvizëse”, i cili mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Bashkinë e Durrësit.

Për disa nga të rinjtë u pa edhe si një shembull i mirë suksesi. Kjo për faktin se arrin të menaxhojë shumë mirë ditën dhe të gjej kohë për dy profesionet e tij që kërkojnë një punë të vazhdueshme. Gjatë takimit Kume ndau me të rinjtë, siç është bërë zakon në takimet e “Bibliotekës Lëvizëse”, veprat shqiptare dhe botërore që duhet të lexohen gjatë kësaj periudhe. Një pjesë prej tyre mund ti gjeni në bibliotekën tonë lëvizëse. Për më shumë informacione lidhur me takimin apo aktivtetet na kontaktoni në adresat tona zyrtare.

sq