Nëse dëshironi të fitoni një eksperiencë të re të cilën doni ta shtoni në CV tuaj, mos prisni më por aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e Qendrës Rinore Multifunksionale “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” . Qendra Rinore Multifunksionale kërkon të bëj pjesë të skuadrës të rinj që do të zhvillojnë intershipin në ambientet e saj pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve, Durrës. Intershipi do të zgjas për 3-6 muaj dhe gjatë kësaj kohe të rinjtë duhet të kryejnë një sërë detyrash:
1) Të mbështesin skuadrën në aktivitetet e ndërmarra.
2) Të japin ide dhe sugjerime të reja për zhvillimin e aktiviteteve.
3) Të marrin pjesë në përgatitjen e raporteve për aktivitetet e zhvilluara.
4) Të zhvillojnë detyrat e lëna nga grupi drejtues.
Avantazhet e të kryerit internship:
1) Fitoni eksperiencë pune
2) Rrisni frymën e bashkëpunimit me të tjerët.
3) Mësoni për organizimin dhe funksionimin e OSHC-ve (Organizatave të Shoqërisë Civile).
4) Pajiseni me çertifikatë internship.
Për të qënë pjesë e Qendrës Rinore Multifunksionale “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” si intern duhet të plotësoni google form.
Nëse jeni të interesuar klikoni në linkun e mëposhtëm për të aplikuar.