Udhëtimi i Lirë

Shoqata”Udhëtim i Lirë-Liberi di Viaggiare” zhvilloi aktivitetin “Java Europiane e Lëvizshmërisë” në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, në kuadër të Mobility Week 16-22 Shtator, 2017. Gjatë kësaj jave u zhvilluan aktivitete në shkollat e mesme të qytetit të Durrësit. Me nxënësit e shkollave 9-vjeçare u bënë shfaqje direkte e rregullave të qarkullimit rrugor me inspektorët e policisë rrugore.
Java u mbyll me një ekspozitë me punime të nxënësve me temën “Së bashku shkojmë më larg”.
#mobilityweek

sq