Përshkrimi
Nga data 10 deri më 14 qershor 2026, Udhëtim i Lirë, si partnere e projektit Youth4GreenPolicy, mori pjesë në trajnimin “SDGs Intelligence Cards”, financuar nga programi CERV (Citizens, Equality, Rights and Values).
Tema e trajnimit ishte: Si ta bëjmë qëndrueshmërinë më tërheqëse? ????
Gjatë trajnimit, eksploruam mënyra të ndryshme për të nxitur diskutime domethënëse, për të analizuar dhe sfiduar narrativat e rreme, për të identifikuar greenwashing-un, si dhe për t’i shndërruar 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) të Agjendës 2030 në mjete praktike dhe tërheqëse për të rinjtë.
Si Udhëtim i Lirë, jemi të lumtur të kontribuojmë në një projekt që ndërthur qëndrueshmërinë, pjesëmarrjen e të rinjve dhe angazhimin demokratik, duke sjellë këto njohuri dhe mjete më pranë komunitetit tonë lokal.
Projekti Youth4GreenPolicy zbatohet në kuadër të programit Citizens, Equality, Rights and Values (CERV) dhe është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
#Youth4GreenPolicy #CERV #EuropeanUnion #GreenCitizenship #YouthEmpowerment