Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Nxënësit në shkollën “Petrit Llaftiu” në Shijak mbollën bimë dhe pemë për kopshtin e tyre në kuadër të National Activism Day, ku shoqata u kujdes të sigurojë këto bimë si nismë komunitare, duke e kthyer një zonë bosh në hapësirë të gjelbër. Do të postojmë mesazhe sensibilizuese për këto histori, që nxënësit, mësuesit dhe prindërit nga zonat tona t’i shohin dhe të frymëzohen.​

Bashkohuni duke ndarë foto nga ndërhyrjet tuaja mjedisore ose duke krijuar eko-klub në shkollën tuaj; postoni me #TëRinjtëPërTokën dhe na ndihmoni të shtyjmë ndryshimin lokal!

Ky aktivitet zhvillohet nga #GreenAL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

sq