Përshkrimi
Në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Tokën”, shoqata jone zhvilloi një takim me eko-klubin e shkollës “Jusuf Puka” në Durrës. Nxënësit folën hapur për ndotjen e ajrit dhe ujit, plehrat, riciklimin dhe mungesën e zonave të gjelbra. Me një prezantim dhe fletushka ndërgjegjësuese, i nxitëm fëmijët të zbatojnë idetë e tyre në shkollë dhe shtëpi për ndryshime reale!
Ky aktivitet zhvillohet nga #GreenAL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.