Përshkrimi
Përfundoi me sukses faza e dytw në kuadër të projektit Erasmus+ SWING, shkëmbimi rinor i organizuar në Shqipëri , ku organizatat pjesëmarrëse ishin “Le Comité Départemental Olympique et Sportif du Nord” dhe shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare”. Projekti përfshin të rinjtë nga mosha 13 – 15 vjeç nga Franca dhe Shqipëria. Fokusi kryesor i projektit është pjesëmarrja e të rinjve në grupe të ndryshme, përmirësimi i aftësive sociale nëpërmjet sportit dhe vlerave Olimpike.