Përshkrimi
Shoqata Udhëtim i Lirë së bashku me të rinjtë e trajnuar në kuadër të projektit “Nature based solutions for the Conservation of Pollinators in Green house & Urban Ecosystems” të financuar nga Ambasada Bullgare në Tiranë nëpërmjet programit të Ndihmës Bullgare për Zhvillim (#BulgarianDevelopmentAid), kanë vijuar sesionet e informimit në lidhje me problemet mjedisore që prekin komunitetin.
Ishin vetë të rinjtë e shkollës Leonik Tomeo ata që shpërndanë informacionin me bashkëmoshatarët e tyre. Ky aktivitet kishte në fokus të mësuarin ndërmjet të rinjve të të njëjtës moshë për ta bërë përcjelljen e të rejave në lidhje me temën në mënyrë sa më të thjeshtë dhe argëtuese.