Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

“Bekimi më i madh që kemi në demokraci është LIRIA”

Mbi këtë parim kemi lançuar iniciativën më të re në Bashkinë Kavajë të titulluar “Të Rinjtë për Demokracinë Lokale”.

Vitet e fundit, si pasojë e pandemisë dhe sfidave globale duket se demokracia ka pësuar regres në shume vende të botës. Në vendet në zhvillim, impakti që ky regres ka, bëhet edhe më i dukshëm në shumë sfera të jetës duke vendosur në risk grupe të ndryshme të shoqërisë, përfshirë këtu edhe të rinjtë. Rritja e popullizmit, zvogëlimi i hapësirës për shoqërinë civile, presioni në rritje mbi pakicat e cënueshme, lajmet e rreme, përbëjnë disa nga sfidat aktuale të vendeve demokratike.

Për këtë arsye në bashkinë Kavajë kemi identifikuar nevojën për të punuar dhe për të fuqizuar të rinjtë në ushtrimin e të drejtave të tyre demokratike, bazuar mbi 12 parimet themelore të demokracisë sipas Këshillit të Europës.

Iniciativa “Të Rinjtë për Demokracinë Lokale“ bëri bashkë përfaqësues të institucioneve lokale, institucioneve arsimore, anëtarë të këshillit vendor rinor, të rinj aktivistë dhe përfaqësues nga gjimnazet e qytetit. Ajo synon fuqizimin e të rinjve për ushtrimin e të drejtave të tyre, përforcimin e demokracisë lokale dhe rritjen e vëmendjes së bashkisë së Kavajës ndaj çështjeve rinore.

Kjo inciativë implementohet nga shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” me mbështetjen e Fondacionit Rinor Europian dhe Këshillit të Europës në kuadër të fushatës #DemocracyHereDemocracyNow në nder të 50 vjetorit të themelimit të Departamentit të Rinisë pranë Këshillit të Europës .

sq