Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

U mbyll projekti “Mirror Mirror, tell me how is the sea?” nga shoqata Auberge de Jeunesse 17 i programit të Agence Erasmus+ France Jeunesse & Sport, ku partnere ishte edhe shoqata Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare.

Ky aktivitet mblodhi së bashku 25 të rinj nga Greqia, Shqipëria, Rumania, Italia dhe Franca nga 21 deri më 30 prill 2022 rreth temës #Turizëm i Qëndrueshëm (#Susteinable Tourism).

Qëndrimi filloi në Auberge de jeunesse hi Rochefort dhe përfundoi në Auberge des Minimes La Rochelle, ku lëvizja u bë me anë të biçikletave. Së bashku shijuam peizazhet e bukura që na ofroheshin nën një diell pranveror.

Synimi i projektit është të krijojmë një listë të detyrave të përgjegjshme turistike, që do të vazhdojë përmes takimeve dhe veprimeve të ndryshme të organizuara me aktorët lokalë për një Turizëm të Qëndrueshëm në të gjitha vendet pjesëmarrëse në projekt.

I gjithë ky projekt u zhvillua në një mjedis miqësor dhe ndërkulturor!

sq