5 Qershori Dita Botërore e Mjedisit

Përshkrimi

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” zhvilloi një takim online në kuadër të 5 Qershorit, Ditës së Mjedisit dhe vijimi i aktiviteteve të projektit “Composting on farm for mitigation of climate changes”. Në takim të rinjtë e trajnuar për procesin e kompostimit prezantuan materialet e përgatitura prej tyre me temë mjedisin dhe biodiversitetin.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Youth Guide for Durres”, i cili mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Bashkinë e Durrësit.

Projekti financohet nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet programit “Ndihma Zyrtare për Zhvillim”.

Në këtë takim të rinjtë aktivist të shoqatës “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” si dhe nxënës të shkollave të mesme të qytetit ndan me njëri – tjetrin eksperiencat e fituara gjatë trainimit të zhvilluar nga Prof. Dok. Shpend Shahini si dhe takimeve online të zhvilluara me të rinj nga EU. Ata treguan se çfarë informacionesh të reja kishin marrë dhe mënyrën se si i kishin ndarë ato bashkëmoshatarët e tyre. Këto ekspereincat ata i ilustruan me video dhe prezantime në power point. Materialet do të publikohen më pas në web- in e shoqatës si dhe kanalin e youtube.

sq
en_GB sq