Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Riciklimi dhe bujqësia vertikale po shndërrohen gjithnjë e më shumë në alternativa konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të tokës. Në këtë frymë, u zhvillua një sesion informimi me nxënësit e eco-clubeve në 4 shkolla, me temë “Riciklimi dhe Bujqësia Vertikale”. Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Tokën”, zbatuar nga Shoqata Udhëtim i Lirë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve mbi rëndësinë e menaxhimit të mbetjeve dhe modeleve inovative të prodhimit bujqësor. Diskutimet dhe shkëmbimi i ideve treguan se të rinjtë janë të gatshëm të kontribuojnë me zgjidhje kreative për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm.

Ky aktivitet zhvillohet nga #GreenAL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

sq