Përshkrimi
Në secilën nga 4 shkollat, u zhvillua një sesion informimi me nxënësit e eco-clubeve, me temë “Roli i Komunitetit në Mbrojtjen e Mjedisit”, në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Tokën”, zbatuar nga Shoqata Udhëtim i Lirë. Gjatë sesioneve, nxënësit diskutuan mbi rëndësinë e angazhimit komunitar, përgjegjësinë qytetare dhe veprimet konkrete që secili mund të ndërmarrë për mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të tokës. Të rinjtë e informuar sot janë mbrojtësit e mjedisit nesër.
Ky aktivitet zhvillohet nga #GreenAL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.