Përshkrimi
Sesioni i rradhës për nxënësit e 4 shkollave të përfshira në projektin “Të rinjtë për tokën” një projekt ky i zbatuar nga shoqata Udhëtim i Lirë ishte me temë bujqësia vertikale – një qasje inovative dhe e qëndrueshme për prodhimin ushqimor të së ardhmes. Gjatë sesionit, të rinjtë u njohën me konceptin e bujqësisë vertikale, përfitimet e saj për mjedisin, kursimin e burimeve natyrore dhe mundësitë që kjo formë bujqësie ofron për zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim të gjelbër. Diskutimet dhe shkëmbimi i ideve treguan edhe një herë se të rinjtë janë të gatshëm të angazhohen për zgjidhje inovative në mbrojtje të tokës dhe mjedisit. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më të gjelbër!
Ky aktivitet zhvillohet nga #GreenAL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.