Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Projekti “Të rinjtë për Tokën” po punon me bujqësinë vertikale për të zgjidhur problemin e hapësirave të kufizuara në shkolla dhe mungesën e gjelbërimit urban.

Nxënësit në shkolla si “Petrit Llaftiu” në Shijak dhe “Jusuf Puka” në Durrës kanë filluar të ndërtojnë kopshte vertikale duke përdorur modele të thjeshta me rafte dhe struktura druri, që lejojnë mbjelljen e bimëve pa marrë shumë tokë. Kjo zgjidhje kreative ndihmon në luftën kundër mbetjeve plastike dhe ndotjes së ajrit në zonat tona urbane, duke krijuar hapësira të gjelbra aty ku nuk ka tokë të lirë. Tani po presim të zbatojmë edhe praktikat e kompostimit për të ushqyer këto kopshte vetë, duke e bërë gjithçka më të qëndrueshme.

Ky aktivitet zhvillohet nga #GreenAL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

sq