Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Shoqata Udhëtim i Lirë, në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Tokën”, zhvilloi sesione informimi me nxënësit e eco-cubeve në secilën shkollë. Gjatë këtyre sesioneve, nxënësit diskutuan mbi ndryshimet klimatike, shkaqet kryesore dhe pasojat e tyre në mjedis dhe jetën e përditshme, duke rritur ndërgjegjësimin dhe angazhimin për mbrojtjen e tokës dhe natyrës. Edukimi mjedisor është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.​

Ky aktivitet zhvillohet nga #GreenAL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

sq