Përshkrimi
Shoqata “Udhëtim i Lire- Liberi di Viaggiare” është e fokusuar në turizëm, trashëgimi kulturore, të rinj, mjedis, zhvillim rural, qeverisje të mirë, kulturë, vullnetarizëm dhe promovim të të drejtave të njeriut. Misioni i Shoqatës “UiL – LdV” kryhet nëpërmjet: 1. Avokimit, 2. Kërkimit, 3. Shkëmbimit të Informacionit dhe Përvojës, 4. Partneritetit dhe Rrjetit, 5. Lobimit, dhe është aktive në sektor që prej vitit 2015. Në kuadër të zhvillimeve të reja dhe qasjes novatore në punën me projekte, si dhe synimit për të afruar të rinjtë në nisma të vullnetarizmit dhe programe internshipi, ftojmë të rinjtë e interesuar të bëhen pjesë e ekipit tonë.
Nëse je student i vitit të fundit ose i sapodiplomuar, të apasionuar për një ose disa nga fushat e lartpërmendura dhe dëshiron të punosh në një mjedis dinamik e sfidues, je i mirëpritur të na bashkohesh! Përmes këtij programi, do të kesh mundësinë të aftësohesh dhe të kontribuosh në projekte konkrete, si dhe të fitosh përvojë, që mund të të afrojë me mundësitë e punësimit.
Aplikimet janë të hapura gjatë gjithë vitit.
Jemi veçanërisht të interesuar për të rinj që:
- Zotërojnë gjuhën angleze;
- Kanë aftësi në dizajn grafik dhe përdorimin e produkteve web;
- Janë energjikë, të motivuar dhe të gatshëm për të mësuar.
- Të jetë njohës/e shumë i/e mirë e programit Financiar FINANCA5
- Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune në këtë fushë
- Të jetë e Komunikueshme dhe e aftë të punojë Grup
Plotësoni dhe ngarkoni CV-në dhe Letrën tuaj të Motivimit në adresën info@udhetimiilire.org.
Suksese!