Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare zhvilloi ditën e shtunë, më datë 24.02.2024, workshop-in online, në bashkëpunim me shoqatën libaneze, AICA – Alawite Islamic Charity Association. Workshopi me të rinjtë u bë në kuadër të projektit “Zbulimi dixhital: Zbulimi i sekreteve të literaturës dixhitale, etikës mediatike dhe komunikimit ndërkulturor”. Gjatë prezantimit u prekën temat e etikës së medias dhe lajmet e rreme, për të cilat të rinjtë nga të dy vendet, diskutuan me njëri-tjetrin dhe bënë kërkimet e tyre në lidhje me to.

Ky aktivitet u mbështet financiarisht nga Fondacioni Anna Lindh nëpërmjet Skemës së Angazhimit të Rrjetit 2, e cila zbatohet nga Instituti Shqiptar i Medias, Drejtuesja e Rrjetit Anna Lindh në Shqipëri, në partneritet me HoNs në Luksemburg, Marok dhe Liban.

sq