Përshkrimi
R3: Prodhimi i filmave mësimorë për rritjen dhe kulturën e gjelbër për secilin prej vendeve pjesëmarrëse.
Projekti “Dizajnimi i mjeteve mësimore për rritjen e gjelbër për të rinjtë me aftësi të kufizuara” është një projekt Erasmus + i zbatuar nga një konsorcium prej 6 organizatash partnere nga Maqedonia, Turqia, Rumania, Shqipëria, Suedia dhe Austria.
Objektivi kryesor i projektit është zhvillimi dhe krijimi i mjeteve mësimore për personat me aftësi të kufizuara, të lidhura me rritjen dhe kulturën e gjelbër.
Projekti OER, APP dhe mjete të tjera të rritjes së gjelbër dhe kulturore do të ofrojnë një lloj rrjeti krejtësisht të ri në sektorin e arsimit formal dhe joformal për grupet e të rinjve në disavantazh dhe të margjinalizuar; ai jo vetëm që do të shtyjë, por gjithashtu do të ndihmojë në krijimin e një rrjeti sistematik të bashkëpunimit ndërmjet (shoqërisë civile) arsimit joformal dhe formal, duke ofruar mundësi për një numër të shtuar projektesh të ndërlidhura, studime kërkimore, kurse dhe module moderne transnacionale dhe qasje dhe metodologji të reja në punën me këtë grup të synuar.
Rezultati i tretë i projektit “Prodhimi i filmave mësimorë rreth rritjes së gjelbër dhe kulturës për secilin prej vendeve pjesëmarrëse” synon krijimin e filmave të shkurtër dhe videove të tjera materiale edukative. Personat me aftësi të kufizuara dhe veçanërisht të rinjtë do të inkurajohen dhe motivohen të shikojnë video të shkurtra si mjete mësimore. Videot e prodhuara do të jenë gjithashtu të disponueshme për t’u shfaqur në internet dhe për t’u shpërndarë përmes mediave sociale.
Në periudhën e kaluar, partnerët e projektit përfunduan zbatimin e rezultatit të projektit 3 të koordinuar nga udhëheqësi i RP3, Rrjeti i të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës. Secili partner i projektit prodhoi video me dy tema: rritja e gjelbër dhe kultura. Materiali video është përkthyer dhe përmbledhjet e videove për të dyja temat janë të disponueshme në rrjetet sociale të projektit.
Më shumë rreth projektit mund të gjeni:
Udhëtimi i Lirë: https://udhetimiilire.org/
Udhëtimi i Lirë: https://www.facebook.com/Udhetimilire77