Përshkrimi
Aktiviteti i rradhes ishte ai i shkolles “Dom Nikollë Kaçorri”. Nxënësit e kësaj shkolle janë të ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe përmes pikturave, përshkrimeve, përjetimeve, këngëve dhe valleve, ata krahasuan Durrësin me krahinat prej nga vijnë. Ata zgjodhën të prezantonin ndjesite e tyre lidhur me atë që gjejnë në Durrës, monumentet kulturore dhe historike dhe duke nxjerrë në pah nostalgjinë e vendit të origjinës.
Ky ativitet u zhvillua në mbështetje të nismës “Creative Culture – Based Development of Durrës Heritage” në kuadër të projektit EU4Culture të financuar nga BE, zbatuar nga UNOPS, në koordinim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.