Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Dita Nërkombëtare e Monumenteve këtë vit u zhvillua në një mënyrë ndryshe dhe origjinale. Të rinjtë e shoqatës “Udhëtim i Lirë”, së bashku me të rinj nga Franca, pjesëmarrës në një shkëmbim rinor Erasmus +, krijuan dhurata me materiale të ndryshme si druri, allçia, balta, tapat e shisheve plastike etj. Ata krijuan monumentet kulturore, arkeologjike dhe historike në një mënyrë kreative dhe rinore, duke qenë edhe më miqësor me mjedisin nëpërmjet materialeve të ricikluesheme. Në fund, ata ia dhuruan njëri – tjetrit suvenirët si një shenjë miqësie dhe një kujtimi simbolik. Ky aktivitet u organizua në kuadër të nismës Creative Culture – Based Development of Durrës Heritage, në kuadër të projektit EU4Culture, të financuar nga BE, zbatuar nga UNOPS, në koordinim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.

sq