Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Në kuadër të projektit ” Active Tropoja Youths for our Municipality “, ku shoqata Udhetimi i Lire-Liberi di Viaggiare është partnere e këtij projekti në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, zhvilluan një trajnim 3-ditor me të rinjtë që përfaqësojnë Këshillin Rinor Vendor në Bashkinë Tropojë. Të rinjtë u trajnuan për tema të tilla si: vendimmarrja demokratike dhe qeverisja e mirë, Advokimi dhe Lobimi si dhe Lidershipi Rinor. Trajnimet u shoqëruan me ushtrime të rëndësishme dhe njëkohësisht argëtuese. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e kapaciteteve të stafit në Bashkinë e Tropojës që merren me të rinjtë, si dhe nxitja dhe zhvillimi i aftësive të të rinjve për të pasur një rini aktive dhe një Këshill Rinor aktiv në qytetin e Tropojës.

sq