Përshkrimi
Udhëtimi I Lirë-Liberi di viaggiare iu bashkua Takimit Transnacional në kuadër të projektit “Hartimi i mjeteve mësimore mbi zhvillimin e gjelbër për të rinjtë me aftësi të kufizuara” të bashkëfinancuar nga Programi Erasmus Plus i Komisionit Evropian, i cili bën bashkë 6 partnerë nga 6 vende: Maqedonia e Veriut, Rumania, Austria, Shqipëri, Suedi dhe Turqi. Takimi u mbajt në Goteborg, Suedi, më 02.12.2022.
Së bashku, ne po krijojmë mjete mësimore për personat me aftësi të kufizuara, lidhur me zhvillimin e gjelbër dhe kulturën. Projekti synon të arrijë rezultatet e mëposhtme:
- Rezultati nr 1 i projektit (PR1): Zhvillimi i përmbajtjes mësimore për materialin edukativ të përshtatshëm për të rinjtë me aftësi të kufizuara mbi çështje që lidhen me zhvillimin e gjelbër dhe kulturën.
- Rezultati nr 2 i projektit (PR2): Prodhimi i materialeve për persona me paaftësi pamore, libra specifikë si dhe mjete mësimore për të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale.
- Rezultati nr 3 i projektit (PR3): Prodhimi i filmave mësimorë mbi zhvillimin e gjelbër dhe kulturën për secilin nga vendet pjesëmarrëse.
- Rezultati nr 4 i projektit (PR4): Krijimi i një aplikacioni në celular dhe kuptueshmëri më e lartë mbi zhvillimin e procesit të të mësuarit AIDS.
Më shumë rreth projektit mund të gjeni:
Udhëtimi i Lirë: https://udhetimiilire.org/
Udhëtimi i Lirë: https://www.facebook.com/Udhetimilire77