Përshkrimi
Me të rinjtë e Bashkisë Tropojë, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë z.Rexhë Byberi, z. Elton Stafa drejtor i projektit #BEpërBashkitë zhvilluam takimin e parë zyrtar në Tropojë në kuadër të projektit fitues “Të rinjtë aktive në Bashkinë e Tropojës” #ATY4M në kuadër të programit #BEpërBashkitë, që vjen si produkt i përbashkët i yni.
Diskutuam që ky projekt synon jo vetëm ngritjen e Qendrës Rinore në shërbim të të rinjve të Tropojës por edhe për iniciativat e të rinjve, angazhimin e tyre dhe impaktin që do të sjell ky projekt tek të rinjtë e Bashkisë Tropojë të cilët duan të sfidojnë veten dhe të japin shembuj frymëzues për rininë.
Jemi të kënaqur të kontribuojmë e mbështesim iniciativa që kanë në fokus fuqizimin e të rinjve dhe strukturave rinore.