Përshkrimi
Asnjëherë mos hezitoni të merrni aventura përsipër!
Siç vendosëm dhe ne të merrnim pjesë në ketë projekt me temë: “Fight agains Racism”, një udhëtim multidimensional që përfshinte shumë ekperienca në të njëjtën kohë.
Duke filluar nga bashkëpunimi, komunikimi, ndërthurja e kulturave dhe traditave të ndryshme, projekte interaktive në të cilat mesazhi kryesor ishte lufta kundër racizmit dhe bashkëjetesa pa dallim ngjyre, kombi, feje, ideje etj. Ky Erasmus + në bashkëpunim me organizatën tonë Udhëtim i Lirë – Libberi di Viaggiare dhe organizatën Mobidick ETS, kishte një kohëzgjatje 10 ditore nga data 14-23 Shtator. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 33 të rinj nga 6 vende të Europës siç ishin Shqipëria, Greqia, Turqia, Spanja, Franca dhe Gjeorgjia. Gjatë këtij Exchange jemi marrë me aktivitete të ndryshme që kishin për qëllim kryesor bashkëpunimin midis të rinjve për të parë se si do të vepronte secili prej nesh me persona të tjerë dhe si do të arrinim në një konkluzion të përbashkët.
Gjatë ditëve të qëndrimit në Itali ne patëm mundësi të vizitonim disa vende të ndryshme siç ishin Ricigliano dhe Paestum, ku ne vizituam qytetin në të cili ndodheshin disa ndertesa të vjetra e më pas shkuam në plazh ku vazhduam aktivitetet në forma të ndryshme si lojra, këndime etj.
Në natën kulturore secili nga shtetet u perfaqesua me gatimet, veshjet dhe vallet tradicionale. Ne prezantuam disa ushqime dhe pije tradicionale siç janë: Fërgesa, Kabunia, Glikoja dhe Rakia e bërë në shtëpi Ne gjithashtu kërcyem disa valle të vendit tonë. Ky Erasmus + na krijoi ne të rinjve ura lidhëse me bashkëmoshatarët e tjerë nga vende dhe kultura të tjera.