Përshkrimi
Dita e Paqes këtë herë u organizua ndryshe nga shoqata “Udhëtim i Lirë”. Në kuadër të projektit “Strategjia Mjedisore e Bashkisë Kavajë” që shoqata po implementon në këtë bashki mbeshtetur nga programit ReLOaD2, u mbollën pemë në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” në shenjë paqeje dhe solidariteti.
Programi ReLOaD2 financohet nga BE dhe implementohet nga UNDP.
Në aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë Kavajë z. Redjan Krali, Nënkryetarja e Bashkisë znj. Valbona Mustafa, Menaxheri i Programit ReLOaD2 z. Juljan Papaproko, Drejtoresha e ZVAP – Kavaje znj. Rovena Xeka dhe Drejtori i Kabinitetit në Bashkinë Kavajë z.Shpend Barameta.