Përshkrimi
U mbyll aktiviteti i radhës “Push Up Sports and Arts Balkan”, zbatuar nga shoqata mikëpritëse Esai en Roi në Greqi. Partnere nga Shqipëria ishte shoqata Udhëtimi i Lirë – Liberi di Viaggare që u përfaqësua nga 7 anëtarë të stafit të vullnetarëve.
Ky aktivitet i fanancuar nga programi Erasmus + mblodhi së bashku të rinj nga 6 shtete: Greqi, Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Kroaci, Bullgari, Maqedoni e Veriut nga data 18-24 Gusht 2022.
Qëllimi i projektit ishte të forcojë komunitetin social, të mbështesë trashëgiminë kulturore dhe të përdorë artet dhe krijimtarinë si një mjet për të rritur përfshirjen sociale në vendet e gadishullit të Ballkanit.
I gjithë ky projekt u zhvillua në një mjedis miqësor dhe ndërkulturor.