Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

U mbyll cikli i takimeve me Guardia di Finanza – Nucleo Frontiera Marittima Durrës nëpër shkolla me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknologjike “Hysen Çela” Durrës me përfaqësues të tyre falë bashkëpunimit me Ambasciata d’Italia a Tirana. Gjatë takimit u bë një prezantim me i detajuar i punës së GF në Shqipëri. Gjithashtu dy përfaqësues të tyre ndanë eksperiencat jetësore duke shpjeguar ndryshimet që u kishte sjellë në jetë përfshirja në këtë sektor. Në takim morën pjesë Comandante – Tenente Colonnello D’Aponte Davide dhe Luogotenente Prosdocimo Marco. Në përmbyllje, takimi tjetër do të vijojë në zyrat e Guardia di Finanza. Takimet u zhvilluan në kuadër të projektit “Steps to youth resilience and empowerment – SYRE”, i cili zbatohet si pjesë e projektit “Masa Reaguese të Mbrojtjes Sociale pas tërmetit” që zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP Albania).

sq