Përshkrimi
U zhvillua ditën e sotme me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve, ekspozita me punimet e fëmijëve të Qendra Ditore “Ngjyrat e Jetes”, Kavaje. Punimet u realizuan në bashkëpunim e me ndihmën e nxënësve të Gjimnazi Aleksander Moisiu . Ekspozita u zhvillua në kuader te projektit “Together for a better future” i cili zbatohet nga Shoqata Udhëtim i Lirë-Liberi di Viaggiare e Bashkia Kavajë dhe financohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpermjet programit te Fondit Social.
Të pranishëm në ekspozitë ishin: Nënkryetarja e Bashkisë zonja Valbona Mustafa, përfaqësuesja e Ambasadës Italiane znj. Lucia Cucciarelli, përfaqësuesja e Këndit të BE në Bashkinë Kavajë zonja Ina Lushka; drejtoresha e Sektorit të Shërbimit Social Medina Papoi; drejtoresha e shkollës së mesme “Aleksandër Moisiu” zonja Begzana Kazazi.
Te pranishëm ishin gjithashtu nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe shkollave të mesme të qytetit tonë së bashku me mësuesit e tyre. Pjesëmarësit më të rëndësishëm ishin protagonistët e kësaj ekspozite, vetë fëmijët e Qendrës Ditore “Ngjyrat e jetës” të shoqëruar nga prindërit dhe mësuesit e tyre!
Në fund të ekspozitës fëmijët e Qendrës dhe nxënësit e shkollës së mesme artistike morën çertifikatë pjesëmarrjeje.