Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë të vendosur nga Kombet e Bashkuara (United Nations) me 12 Gusht, zhvilloi disa aktivitete me të rinj nga Shqipëria, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina. Në fillim ata vizituan ambjentet e Qendrës rinore Multifunksionale “Udhetim i Lirë” ku u njohën me aktivitetet që zhvillohen aty për të rnjtë dhe u takuan me aktivistë të shoqatës. Më pas të gjithë të rinjtë zhvilluan një takim me Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Rinisë, Kulturës, Sporteve dhe Komuniteteve Fetare në ambientet e Këshillit Bashkiak. Gjatë takimit ishin dhe përfaqësue të RYCO – Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor në Ballkanin Perëndimor financues të këtij projekti. Gjatë takimit të rinjtë morën informacion në lidhje me situatën e rinisë në Durrës dhe planet e projektet e Bashkisë Durrës për të ardhmen.

Ky takim u bë në kuadër të projektit “P.A.C.E – Peace and Conflict Education” që mbështetet nga RYCO (Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor në Ballkanin Perëndimor) dhe Bashkimi Evropian. Aktiviteti zhvillohet si pjesë e Youth Exchange që po kryhet në Shqipëri nga data 10-15 Gusht nga Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” që është partnere me shoqatën Youth for Peace leader i projektit (nga Bosnja & Hercegovina) dhe shoqata Balkans Let’s get up! (nga Serbia).

Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të punonjësve rinor dhe të shoqatave rinore në fushën e ndërtimit të paqes dhe pajtimit për zbatimin efektiv të vlerave për edukimin mbi paqen. Gjithashtu ky projekt synon të krijojë një mjedis të favorshëm ku të rinjtë nga të tre partnerët (Bosnje & Hercegovina, Shqipëria dhe Serbia) mund të mblidhen dhe të kalojnë përvojë transformuese për një dialog dhe mirëkuptim të ndërsjelltë.

sq