Përshkrimi
Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” zhvilloi gjatë muajit gusht trajnimet lokale me gratë e margjinalizuara. Këto trajnime u mbajtën nga vajzat dhe gratë e trajuara si trajnere gjatë fazë së parë të projektit “The Invisible ForeWomen”. Trajnimet u zhvilluan në zona rurale ku gratë nuk janë të fuqizuara dhe kanë nevojë për ngritje kapacitetesh.
Gjatë 5 ditëve të trajnimit trajneret trajtuan temat që janë të përfshira edhe në toolkitin e publikuar në kuadër të projektit siç janë: njohuri për biznesin, transformimi teknologjik vs fuqizimi ekonomik i grave, zhvillimi i aftësive kryesore për fuqizimin e grave, aftësitë personale dhe “të buta”, etj. Nga temat e trajtuara gratë dhe vajzat e margjinalizuara u nxitën të ndërmerrnin iniciativa lokale ku mbështesnin njëra-tjetrën për zhvillimin personal dhe profesional.
Projekti “The Invisible Fore Women” mbështetet nga Fondacioni Anna Lindh dhe bashkëfinacohet nga Bashkimi Evropian si dhe implemntohet nga shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” dhe parterët e saj: URI-MENA nga Jordania, Association for Developing Voluntary Work Novo Mesto (DRPDNM) nga Sllovenia, Tokat Economic Development and Vocational Training Association (TEKMED) nga Turqia dhe Have a Dream nga Egjipti.