Përshkrimi
Më 15 Mars ka filluar zyrtarisht projekti EuroChangeMakers #euroCM i cili financohet nga programi Europe for Citizens për Shoqërinë Civile, ku shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” është partneri lokal nga Shqipëria. Projekti EuroChangeMakers #euroCM ka ardhur si një përgjigje ndaj sfidave aktuale të pjesëmarrjes demokratike përgjatë pandemisë COVID-19. #euroCM synon:
Të përfshijë 300 qytetarë, nga të gjithë vendet partnere të projektit në 18 hakathons kombëtare në të cilat do të diskutohen, reflektohen dhe propozohen zgjidhje konkrete për të Ardhmen e Europës “Future of Europe”. Të krijoj një rrjet informal prej 100 të rinjve EuropeanChangeMakers (ECM) nga të gjithë vendet partner të projektit, të cilët po japin shembullin e tyre konkret.
Organizimi i një hakathon civic me mbi 100 pjesëmarrës nga të gjithë vendet partnere dhe diskutimi, reflektimi dhe propozimi i zgjidhjeve konkrete për “Future of Europe” dhe prezantimin e tyre tek të paktën 100 aktorë në nivel evropian dhe kombëtarë në formatin e një Fletë të Bardhë “White Paper”. Publikimi dhe promovimi i platformës EuroChangeMakers dhe rrjeteve sociale të lidhura me hashtagun #euroCM për të mbledhur së bashku të gjithë materialet e publikuara në kuadër të projektit. Konsorciumi është i formuar nga 19 partnerë nga 18 vende: Rumani, Shqipëria, Estonia, Spanja, Greqia, Portugalia, Polonia, Sllovakia, Italia, Serbia, Lituania, Hungaria, Franca, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Belgjika, Suedia dhe Luksemburgu.
Projekti EuroChangeMakers do të rrisë ndërgjegjësimin se si funksionon BE, posaçërisht gjatë hakathons civic, ku pjesëmarrësit do të kenë shansin të përsosin idetë dhe propozimet e tyre për t’u përshtatur më mirë në kornizën Evropiane. Për më tepër, ajo do të nxisë kuptimin e ndjenjën e qytetarisë evropiane duke bashkëpunuar në nivelin evropian dhe duke përfshirë edhe vende nga Ballkani Perëndimor, përmes platformës digjitale dhe rrjetit informal të të rinjve në nivelin Evropian (ECM).
Konsorciumi synon të stimulojë debatin, reflektimin dhe promovimin e vlerave evropiane përmes metodave interesante dhe efektive si vlogging, intervista dhe Hackathons Civic. Për më tepër, krijon disa nivele të angazhimit të mundshëm: nga ndjekja e thjeshtë e hashtagut #euroCM në mediat sociale dhe azhornimi me lajmet dhe opinionet evropiane, deri te pjesëmarrja në një hackathon qytetare bazuar në punën bashkëpunuese apo edhe marrjen e rolit të EuroChangeMaker, vullnetarizëm për 8 muaj në tema të lidhura me BE.
Në këtë proces, qytetarët mbështeten nga ekspertë nga organizatat partnere, u ofrohet shansi për t’u angazhuar me politikëbërësit gjatë Hackathon Civic Evropian, si ballë për ballë dhe në internet dhe në fund pikëpamjet e tyre mblidhen, grumbullohen dhe transmetohen në formatin e një Letre të Bardhë “While Papper” për aktorët e nivelit drejtues. Ky format është duke analizuar të ardhmen e Evropës në tre drejtime kryesore: kohezioni social, ndryshimi i klimës dhe digjitalizimi, tre aspekte që janë gjithashtu efektivë për të sfiduar Euroskepticizmin. Formati krijues i hackathons Civic gjithashtu ka potencialin për të adresuar drejtpërdrejt narrativat euro-skeptike, për të kuptuar argumentet e tyre dhe në bashkëpunim për të hartuar zgjidhje për një projekt më të vlefshëm evropian.
Më shumë rreth projektit gjeni në faqen zyrtare: eurocm.geyc.ro