Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Në kudër të Javës së Evropës vullnetarët e shoqates “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” dhe aktivistë të rinj mirëpritën në Kepin e Rodonit Ambasadorin e BE z. Luigi Soreca dhe Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri z. Momtchill Raytchevski.

Gjatë takimit Miranda Mansaku, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës, tregoi punën që Udhetimi Lire ka zhvilluar ndër vite në fushën e mjedisit në qytetin e Durrësit. Gjatë diskutimit të rinjtë aktivistë të shoqatës diskutuan me ambasadorët për mbështetjen që ka dhënë Bashkimi Evropian nëpërmjet programeve të ndryshme në Durrës.

Vullnetaret: Ava, Genta dhe Elda ndan me ambasadorët eksperiencat personale si përfituese të programeve ndërkombëtare që BE financon për të rinjtë.

Takimi u zhvillua pas aksionit “Beach Clean Up” që Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka marrë në kuadër të Javëve të Europës 2021. Gjithashtu të rinjtë diskutuan me Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri z. Momtchill Raytchevski mbi mundësinë e vijimit të projektit “Composting on farm for mitigation of climate changes” bazuar në rezultatet e projektit të parë.

sq