Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” përgjatë muajve mars dhe prill zhvilloi një cikël trajnimesh për ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në Durrës. Trajnimet u zhvilluan online dhe erdhën si një kërkesë e të rinjve për të marrë më shumë njohuri në tema si: të kuptuarit e vetes, këshillimin dhe planifikimin e karrierës, qytetarinë aktive, edukimi joformal, mundësitë që BE ofron për të rinjtë. Ishin 95 të rinjë të cilët ndoqën ciklin e plotë të trajnimi dhe shprehën interes për tu angazhuar më tej në aktivitetet që zhvillohen në Qendrën Rinore Multifunksional Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare.

Trajneria i zhvilloi temat në mënyrë interaktive dhe nxiti diskutimin mes pjesëmarrësve, mënyrë kjo që zhvillon të menduarin kritik dhe rrit aftësitë debatuese të të rinjve. Në çdo temë të rinjtë kishin ushtrime që i zhvillonin individualisht ose në grupb të cilat më pas i prezantonin për të gjithë. Në fund të çdo ushtrimi ata merrnin sugjerime dhe komente nga trajneria dhe pjesa tjetër e grupi për mënyrën se si mund të përmirësonin punën e tyre.

Gjatë ciklit të trajnimit të rinjtë u njohën edhe me një sërë programesh dhe iniciativash që Bashkimi Evropian ka për të rinjtë si dhe me punën që shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” ka bërër në këtë fushë. Të rinjtë morën informacion me programin Erasmus + dhe European Solidarity Corp si dhe mundësitë që shoqata ofron për tu bërë pjesë e tyre.

sq