Përshkrimi
Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” organizoi date 16-17 Workshop Konsultues me aktore te ndryshem local dhe kombetar. Workshopi u zhvillua në kuadër të projektit “Communities Friendly to Children and Young People” i cili finacohet nga Visegrad Found dhe lead partner Children of Slovakia Foundation. Projekti po implementohet në 6 shtete: Sllovaki, Shqipëri, Republikën Çeke, Hungari, Poloni dhe Ukrainë.
Pjesëmarrësit ishin perfaqesues te institucioneve locale si Bashkia Durres, Prefektura, Keshilli i Qarkut, Bashkia Kavaje, te rinj dhe femije nga qyteti Durresit, Kavajes dhe Shijakut. Ata diskutuan ne lidhje me bashkepunimin që keta aktore duhet te kene me njeri tjetrin per te ofrtuar kushte dhe mundesi sa me të mira per te rinjte e femijet e qyteteve perkatese. Të rinjtë shprehën kërkesat e tyre gjatë workshop-it të parë të mbajtur në gusht.
Lektoret Znj. Hoxhallari dhe Znj. Çela drejtuan pjesëmarrësit te shprehin mendimet dhe sygjerimet e tyre ne lidhje me ceshtjet qe lidhen drejt per drejt me perfaqesuesit e nivelit vendor.