Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” në bashkëpunim me organizatën Eutropian Urban Research zhvilloi sot takimin hapës të projektit “Commons in Practice”. Projekti financohet nga BACID Found dhe ka si qëllim shkëmbimin e praktikave të mira mes intitucioneve publike në Shqipëri dhe Austri.

Pjesëmarrës në kickoff ishin: stafi i shoqatës “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare”, përfaqësues të organizatës Eutropian Urban Research në Vjenë, përfaqësues të Këshillit të Qarkut të Durrësit, përfaqësues nga Bashkia e Durrësit, Prefektura e Durrësit, Bashkia Kavajë, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë si dhe qytetarë aktiv të qytetit të Durrësit.

Të gjithë aktorët u njohën me aktivitetet pasardhëse si dhe disa nga detyrat kryesore që secili prej tyre do të kenë në zbatimin e projektit.

sq