Përshkrimi
#Speech4Change është një platformë evropiane që synon të kundërshtojë gjuhën e urrejtjes përmes aktiviteteve të edukimit, sensibilizimit dhe advokimit të pranimit të diversitetit dhe përfshirjes nga narrativat alternative.
Projekti synon forcimin e pozitës së fëmijëve dhe të rinjve si qytetaSi pjesë e kësaj platforme, “Udhetim i Lire” do të implementojë një fushatë në internet që do të mbledhe sëbashku aktivistë nga organizata të ndryshme, anëtarë të “Fetë për Paqen në Evropë”(RfP EIYN) dhe partnerë të tjerë të rëndësishëm. Të rinjtë në të gjithë Evropën do të luajnë një rol aktiv në krijimin dhe promovimin e një fushate online pozitive dhe interaktive.
Publiku i kësaj fushate do të jetë në gjendje të mësojë në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe implikimet e tij në marrëdhëniet shoqërore në internet, të përmirësojë aftësitë e tyre për njohjen e gjuhës së urrejtjes dhe të zbulojë se si ata mund të ndërmarrin një hap të vogël për të parandaluar përhapjen e këtij fenomeni negativ. Përmes kësaj fushate, audienca do të ketë mundësinë të bëhet pjesë e një komuniteti të madh që dëshiron të ndihmojë shoqërinë dhe përmes angazhimit të tyre, të bëhet pjesë e një sistemi të fortë që synon të zvogëlojë përhapjen e gjuhës së urrejtjes, të parandalojë dhunën dhe të bëjë jeten e qytetarëve evropianë më e këndshme dhe pozitive.
Profili i pjesëmarrësit:
✔️ Një person i moshës 15 deri 30 vjeç ? ? nga Shqiperia
✔️ Një person aktiv në shoqërinë civile ? ?️
✔️ Personi krijues dhe kurajoz, i gatshëm për të kundërshtuar urrejtjen ?
✔️ Një person aktiv në botën online ? ? ?
✔️ Një person i gatshëm të kushtojë një pjesë të vogël të kohës ⌚ së tij ndërmjet muajve Shtator – Dhjetor 2020
??? Afati i fundit për APLIKIME : E Dielë, 30 Gusht 2020 deri në orën 23:59.
? Të gjithë aplikantët do të njoftohen me e-mail për rezultatet jo më vonë se e Premtja 04.09.2020
❓❓❓ Për të gjitha pyetjet, ne jemi në dispozicion ✍ ? në udhetimilire@gmail.com ose në Facebook @Udhetimilire