Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Në kuadër të Javës së Evropës 2020, shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” në bashkëpunim me partnerët e saj nga vendet e Bashkimit Evropian dhe jo vetëm, zhvilloi një sërë takimesh. Këto aktivitete u zhvilluan online dhe u ndoqën nga 123 pjesëmarrës në total, nga ku përmendim pjesëmarrës nga vendet e BE si: Danimarka, Italia, Gjermania, Polonia, Rumania, si dhe vende të tjera si: Azerbajxhani, Bosnje-Herzegovina, Gjeorgjia, Serbia, etj. Temat që u trajtuan ishin të larmishme dhe lidheshin me situatën aktuale në të cilën ndodhen vende të ndryshme në botë për shkak të virusit COVID-19.

Situata mjedisore parë nga sytë e të rinjve, ishte një temë që u diskutua gjatë dhe ngjalli reagime tek pjesëmarrësit. Ndër të tjera të rinjtë përmendën gjendjen e mjedisi në vende të ndryshme të BE dhe si e shohin ata këtë situatë. Të rinjtë treguan edhe disa mënyra se si ne mund ta përmirësojmë mjedisin në vendin dhe qytetin tonë. Pjesëmarrës në takim përveç të rinjve ishin edhe kooordinatorë projektesh që kanë eksperiencë në implementimin e projekteve Erasmus +. Ata treguan për përfshirjen e të rinjve në aktivitete ndërkombëtare dhe shkëmbimin e ekspereincave mes organizatave pjesëmarrëse.

Një temë tjetër interesante, që u zhvillua në bashkëpunim me partnerët tanë nga Danimarka, ishte: ekspereincat në projektet Erasmus+. Pjesëmarrësit tanë treguan për ekspereincat e tyre në këtë program. Ndër të tjera ata treguan se si janë përfshirë në projekte të tilla dhe sa të kënaqur janë prej tyre. Në takim kishte edhe të rinj të cilët tashmë janë në fazën e parë të pjesëmarrjes në projekte Erasmus +. Ata treguan se sa të emocionuar janë për ekspereincën e tyre të parë në një projekt ndërkombëtar.

Zhvillimi i turizmit dhe aktiviteteve kulturore në këtë fazë të dytë të hapjes, hapi diskutime tek pjesëmarrësit. Ata ndanë me njëri-tjetrin zhvillimet që vendet e tyre kishin bërë lidhur me promovimin e turizmit dhe kulturës në këtë situatë izolimi për shkak të COVID-19. Një pjesë e tyre treguan për hapjen e muzeve virtual si një mënyrë e mirë për të mësuar më shumë lidhur me historinë dhe kulturën e vendeve në mbarë botën.

“Youth Connection Cafe” ishte takimi i fundit i zhvilluar në kuadër të Javës së Evropës. Takimi u organizua me të rinj nga e gjithë bota, të cilët janë anëtar të URI, në të cilin ne jemi CC për Shqipërinë.

Takimet e zhvilluara në kuadër të Javës së Evropës 2020 u mirëpritën si nga të rinjtë e vendet partnere ashtu edhe nga të rinjtë shqiptarë. Ata ndër të tjera shprehën dëshirën dhe interesin për zhvillimin e takimeve të tilla online edhe pas kapërcimit të kësaj situate të vështirë izolimi.

sq