Përshkrimi
Si çdo vit tjetër, Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” realizoi një aktivitet për 22 Prillin, Ditën e Tokës. Për shkak të masave të marra takimi këtë herë u zhvillua online dhe synoi rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për mbrojtjen e Tokës.
Të rinjve iu prezantuan materiale të cilat tregonin fakte për ndotjen e tokës. Në to tregohej qartë se sa shqetësuese është situata aktuale mjedisore dhe se nëse vazhdonim me këto ritme shumë shpjet do të haseshim me vështirësi akoma më të të mëdha. Nisur nga këto të fundit 27 pjesëmarrësit ndanë idetë dhe mendimet e tyre se çfarë mund të bëjmë për përmirësimin e situatës duke filluar nga ne si individë, më pas si grup shoqëeror e duke vijuar me hallkat e tjera të shoqërisë. Në këtë bisedë shumë prej tyre ndanë edhe eksperiencat individuale që kishin në fushën e mjedisit. Pjesëmarrjen në aktivitet mjedisore në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Nisur nga kjo ata dhanë edhe prespektivat që vende të ndryshme kanë për problemet mjedisore dhe veprimet konkrete që ata ndërrmarrin për përmirësimin e mjedisit.
Në prezantimin e radhës të rinjve iu treguan aktvitet dhe projektet që Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” ka zhvilluar ndër vite dhe kontributin që ka dhënë në përmirësimin e mjedisit në nivel lokal. Në këtë pjesë pjesëmarrësit u ndjenë të përfshirë pasi shumicën e aktiviteteve ata i kishin ndjekur dhe parë rezultatet konkretisht. Ky çast shërbeu edhe si një nxitje për të realizuar aktivitete të tjera ose përshtatjen e aktiviteteve të realizuara online, në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi tek të rinjtë dhe banorët e qytetit të Durrësit.