Përshkrimi
Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” zhvilloi sot takimin “Durrësi dhe Trashëgimia e tij”. Ky takim u organizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, 18 prill, dhe si vijim i guidës së publikuar nga UiL – LdV për projektin “Youth Guide for Durrës”. Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Bashkinë e Durrësit.
Dr. Lorenc Agalliu ndau informacione të vlefshme me pjesëmarrësit të cilat lidheshin me temën “Kulturë dhe Trashëgimi e Përbashkët”, e cila është edhe tema e këtij viti për ditën e Monumenteve dhe Siteve.
Si burim kryesor për zhvillimin e këtij takimi u përdor guida “Durrësi dhe Trashëgima e tij”, epublikuar në muajin Janar. Të rinjtë të cilët kanë kontribuar në publikimin e guidës u ndjenë të vlerësuar dhe e patën më të lehtë bashkëbisedimin. Ndërkohë u përdorën sportet promovuese për qytetin e Durrësit për të parë më konkretetish dhe ilustruar sitet dhe monumentet në Durrës, në pamundësi për ti vizituar fizikisht. Spotet promovuese të qytetit të Durrësit, e përgatitura nga të rinjtë e trainuar për Multimedia në kuadër të po këtij projekti, janë ripublikuar gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale të shoqatës “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare”.