Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” po qëndron pranë familjeve të prekura nga tërmeti që janë vendosur te Hotel Bonita.
Në bashkëpunim me partnerët e saj, si UNDP dhe Arci Brindisi ka shpërndarë ndihma për këto familje.
Gjatë gjithë këtyre ditëve fëmijët janë argëtuar me lojrat kreative të cilat nxisin bashkëpunimin mes tyre.